Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ose siç njihet ndryshe spitali Covid-2.
Është hedhur nga kati i katërt i spitalit që njihet edhe si Sanatoriumi një pacient i prekur me Covid-19.
Pacienti që është hedhur, raportohet së është Hasan Mira i moshës 65-vjeç nga Klosi.
Ai kishte dy ditë i shtruar në spital. Dyshohet se gjendja e tij psikologjike ishte rënduar pas infektimit me Covid.
Pavarësisht ndihmës së mjekëve, raportohot se i moshuari ka ndërruar jetë.
Pak ditë më parë është hedhur nga i njëjti spital dhe gjeti vdekjen edhe një djalë i ri nga Durrësi, 28-vjeçari Xhino Koça, i cili po ashtu ishte i prekur nga Covid.