Konsumimi i fruta-perimeve dhe drithërave ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2 me përkatësisht 50% dhe 29 %, sipas dy studime të botuara në “British Medical Journal”.
Studimi i parë, në lidhje me konsumimin e frutave dhe perimeve, i kryer si pjesë e projektit europian hulumtues “Studimi i Perspektivës Europiane për Kancerin dhe Ushqyerjen (EPIC)”, tregon se nga një mostër prej 22 833 pjesëmarrësish të rritur, 9 754 zhvillojnë diabet të tipit 2 dhe 13 662 nuk zhvillojnë sëmundjen gjatë një periudhe 10-vjeçare vëzhgimi.
“Diabeti është më pak i zakonshëm midis personave me nivele më të larta të vitaminës C dhe karroteinoideve në gjak, një shenjë e konsumit më të lartë të frutave dhe perimeve”, thanë Ju-Sheng Zheng dhe Nita Forouhi, nga Shkolla e Mjekësisë Klinike në Universitetin e Kembrixhit.
Studimi i dytë, i cili përfshiu një popullsi prej 158 259 gra dhe 36 525 burra të shëndetshëm, shëndeti i të cilëve u monitorua për 24 vjet, tregoi se te pjesëmarrësit me konsumin më të lartë të drithërave, rreziku i diabetit u zvogëlua me 29%.
Të dy studimet tregojnë një faktor mbrojtës të varur nga doza, ku sa më shumë fruta- perime ose drithëra të konsumohen, aq më i ulët është rreziku i diabetit të tipit 2.//atsh