Loading...

A do t’ja falte tradhëtinë Shkëlzenit? Armina u përgjigjet kureshtarëve

Armina Mevlani në një mini-intervistë të zhvilluar me ndjekësit në Instagram, ka treguar nëse do ia falte tradhtinë partnerit të saj, Shkëlzen Berishës.

Blogerja u shpreh se tradhtia nuk vjen gjithmonë nga mungesa e dashurisë, ndaj s’do merrte menjëherë vendimin për tu ndarë.

“Do e falje tradhtinë dhe a mendon se ka dashuri pas tradhtisë?”- e pyet një nga ndjekësit.

Armina Mevlani u shpreh se do të fliste me partnerin për të kuptuar arsyen e tradhtisë dhe nëse nuk do e bindte, atëherë s’do e falte.

“Mendoj jeta dhe njeriu janë shumë komplekse, tradhtia jo gjithmonë është mungesë dashurie dhe vjen për shumë arsye. Varet nga rrethanat, do ulesha dhe do flisja me partnerin për të kuptuar “përse-në” dhe nëse nuk më bind nuk do e falja. Ka dhe raste që mendoj që duhet falur,”- iu përgjigj ajo.

Ish-djali i kryeminsitrit Berisha është lidhur prej disa vitesh me bukuroshen dhe blogeren e njohur, por edhe pse është përfolur për një dasëm mes tyre, ajo ka vonuar, ndërsa çifti duket se jeton i lumtur në marrëdhënien që kanë krijuar mes tyre, pa qenë nevoja e ndonjë celebrimi.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com