Dy shqiptarë, burrë e grua, humbën jetën pas një ak sidenti.
Ngjarja ndodhi dje në mëngjes në Urën George Washington në New York bënë të ditura autoritetet.
Ngjarja ndodhi në ora 9:42 të mëngjesit, sipas orarit lokal, kur një veturë Honda CRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.
Honda u përmbys, ndërsa udhëtonin dy shqiptarë nga Malësia: Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e Bisere Frluckaj, 47 vjeçe.
Dy të ndjerët banonin në Bronx. Gruaja u shpall e vdekur në vend, kurse i shoqi që ishte në timon, u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi edhe ai jetë disa momente më vonë.
Shoferi i makinës tjetër u dërgua në një spital në Teaneck, me lëndime të lehta.
Detektivët po hetojnë aksidentin për të zbuluar arsyet që shkaktuan tragjedinë familjare.
/NOA.al