Margarita Gjoni, 31-vjeçarja, e cila u arr estua pasi ka kë rcënuar dhe rra hur të dashurën e burrit, është liruar sot nga bu rgu.
Ajo ka shprehur pendesë për dhunën e ushtruar ndaj shoqes dhe kësisoj i është dhënë masa “detyrim paraqitjeje”.
She rri mes tyre në Shkodët, i publikuar nga Margarita u bë viral në rrjet përmes një video që u dënua nga opinioni publik.
Në video dukej ajo teksa filmonte, dhu nonte dhe e kë rcënonte 20 vjeçaren për shkak se e reja kishte kryer marrëdhënie se ksuale me partnerin e saj.
“Jam penduar, u trondita nga tradhëtia dhe prandaj e bëra atë gjë. Nuk doja ta dhunoja,” është shprehur në seancë Gjoni.
Avokati i 31-vjeçares, Besmir Kolci është shprehur se Gjoni është penduar, teksa shtoi se të dhunuarën e ka patur edhe shoqe.
“Kur e ka marrë vesh cfarë ka ndodhur është tronditur prandaj e ka goditur. E ka patur shoqe, e ka mbajtur me të ngrënë e me të pirë,”- ka thënë avokati Kolci.
Mësohet se Gjoni dhe bashkëshorti i saj, Ndue Preka, i cili njihej edhe si “Noja”, për të cilin u bë i gjithë sh erri, janë në proces divorci prej tre muajsh.
Ndërkohë në jetën e saj të shpërfaqur në rrjetet sociale, Margarita Gjonit duket që i pëlqen luksi.
Ajo është aktive në rrjetet sociale duke postuar foto me euro, dhurata të shtrenjta dhe darka.
Gjoni shihet teksa ka hapur mbi krevat tufa parash me 50 dhe 100 euro në jë nga fotot që ka bërë publike.
/NOA.al