Loading...

Detajet tr onditëse dalin pas vr asjes së një të moshuari në Vlorë

Detajet tr onditëse dalin pas vr asjes së një të moshuari në Vlorë.

Seri Petanaj, 91-vjeç, u gjet i pajetë në banesë.

Policia e Vlorës ka shoqëruar një ditë pas ngjarjes rreth 10 persona.

Ata janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa po licia dyshon se i moshuari është vrarë, me qëllim për t’u grabitur.

Edhe fqinjët besojnë tek kjo pistë.

“Mirë që e grabitën, por pse e vr anë”, – thotë njëri prej tyre, i tronditur. Ai shtoi se i moshuari njihej si njeri i mirë në zonë.

I moshuari u gjet i pajetë, i goditur me thikë në banjon e banesës së tij, ku jetonte prej kohësh i vetëm.

“Sot e mësova ngjarjen. Kishte ndodhur dje. Ishte burrë i mirë, njeri i nderuar, me djem të mirë. Kur e mora vesh sot u habita. Mirë që e vodhën, po pse e vranë?! Kishin marrë ca gjëra. E kishin mbyllur në banjo, e kishin goditur me thikë”, – tha për mediat një banor i zonës.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com