Ditën e sotme në vend parashikohet të mbizotërojnë masat ajrore të qëndrueshme.
Moti përgjithësisht, do të jetë me diell dhe vranësira të pakëta kalimtare, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi në det, i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 17°C deri në 30°C
zonat e ulëta 18°C deri në 36°C
zonat bregdetare 21°C deri në 33°C