Loading...

Basha: Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët

Kreu i Partisë Demokratike komenton situatën e mjekëve që prej muajsh janë në vijën e parë të sulmit me personat e prekur me koronavirus.

I bën thirrje Kryministrit që të rrisë pagat për personelin mjekësor, dhe rritja të jetë reale e jo eklektorale.

“Mjekët dhe infermierët tanë kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje të veçantë nga shteti për shërbimin kolosal që i kanë bërë vendit, në veçanti në këto kohë pandemie. Rritja e pagave të tyre është jetike por ajo duhet të jetë reale dhe jo elektorale.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’i trajtuar me dinjitet personelin shëndetësor. Por kjo është e pamundur sa kohë që kemi një qeveri që i çon paratë e taksave të shqiptarëve tek koncesionet korruptive, dhe shpenzimet për shëndetin publik janë më të ulëtat në rajon”, shkruan Basha.

Sa i përket koncensioneve, lideri demokrat thotë se do t’i anulojë.

“Ne do t’i anullojmë koncesionet korruptive dhe paratë do të përdoren për mbështetje reale për mjekët dhe infermierët, me rritje pagash, me pajisje dhe kushte më të mira për tju shërbyer qytetarëve. Me planin tonë ne do të mundësojmë ndryshimin e madh në shëndetësi me paga dinjitoze të niveleve rajonale për ta: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët”, vijon postimi i Bashës.

Kryedemokrati i kërkon Kryeministrit Rama që të mbajë premtimin për shpërblimin me 1 mijë euro për mjekët dhe infermierët.

“Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët edhe gjatë pandemisë. Pa asnjë vonesë tjetër, qeveria Rama duhet t’u japë atyre shpërblimin e premtuar prej 1000 euro. Stafet mjekësore janë profesioni më jetik i vendit. Atyre ju detyrohemi vepra dhe jo premtime te pambajtuara”, përfundon Basha. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com