Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë e re është hedhur nga kati i tretë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije rreth orës 13:15, në rrugën “Metush Luli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon 18-vjeçarja K.Q.
Si pasojë e rënies nga lartësia, vajza u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e po licisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al