Loading...

17-vjeçarja myslimane dashurohet me një të krishterë, familjaren e qethin tull

Një vajzë myslimane 17-vjeçare me origjinë boshnjake ra në dashuri dhe u lidh me fqinjin e saj, një të krishterë serb. Për ta nd ëshkuar për gabimin e madh, prindërit e saj, xhaxhai dhe vëllai i rruan kokën tullë.

Historia vjen nga Besacon në lindje të Francës, ku të akuzuarit për dhunën ndaj së miturës do të gjykohen nga një gjykatë në Strasburg.

“U rrah dhe u qeth tullë nga familja sepse u dashurua me një të krishterë. Jam thellësisht i tr onditur nga to rturat e pësuara nga kjo vajzë 17-vjeçare. Ky ba rbarizëm kërkon dë nimin më të rëndë”, de noncoi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në Twitter.

Sakaq po licia ka arrestuar familjarët e vajzës, të ak uzuar për dhu në ndaj të miturve.

Adoleshentja kishte mbërritur në Francë nga Bosnje-Hercegovina dy vite më parë me familjen, ndërsa prej disa muajsh ishte lidhur me një 20-vjeçar serb, i cili jetonte në të njëjtin pallat me të.

Dy familjet njiheshin dhe raportet i kishin të mira, por kur të rinjtë nisën të flisnin për martesë, ndodhi nd ëshkimi, pasi familja i tha vajzës “Jemi myslimanë, nuk mund të martohesh me një të krishterë”.

Pas kësaj familja i mori telefonin adoleshentes, duke i ndërprerë kontaktet me të dashurin. Por çifti u arr atis për katër ditë dhe më pas vajza u kthye në shtëpi, bashkë me prindërit e djalit për ti bërë gjërat me rregull, shkruan noa.al.

Por e para që e që lloi vajzën ishte nëna, e cila e mori në një dhomë të mënjanuar, ndërsa më pas vëllai, babai dhe xhaxhai e rra hën dhe e qe thën tullë.

Prindërit e djalit thanë në po lici se nuk guxuan që të ndërhynin, por dolën jashtë dhe telefonuan po licinë. Vajza u dërgua në spital, ndërkohë që aktualisht është dërguar në një qendër për mbrojtjen e vi ktimave të dhu nës. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com