Këngëtari Ledri Vula duket i emocionuar nga fakti se do të bëhet baba, pasi partnerja e tij është shtatzënë.
Këtë të enjte ai ka ndarë një fotografi me Sara Hoxhën, ku duken në një jaht, ndërsa në fokus është barku i rrumbullakosur i saj.
“Nuk po ma ndjen që nuk po të pëlqen si ke dalë”, ka shkruar Ledri.
Ndërkohë Sara, nuk ka ngelur indiferente duke iu përgjigjur, “Mbaje mend po nuk ta ktheva”.
Çifti po shijojnë disa ditë pushimesh së bashku, teksa për pak muaj do të bëhen prindër të një vajze. /noa.al