Loading...

Djali i bën 1 vjeç, ish-deputetja e PS organizon festë në Dubai

Djali i ish-deputetes së Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau ka festuar dje 1-vjetorin e lindjes. Nga fotot e shpërndara në profilin e politikanes, Ammar duket se i është gëzuar pafund festës së organizuar për të brenda shtëpisë.

Ish-deputetja është kujdesur për çdo detaj dhe siç shihet edhe nga fotot, festa është 100% e personalizuar për të birin.

Ajo ndan herë pas here momente nga koha që kalon me Ammar, i cili duket shumë i dhënë pas pikturës, megjithëse në moshë fare të vogël.

Esmeralda Shkjau u tërhoq nga jeta politike në përfundim të mandatit të shkuar të PS dhe u zhvendos në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka nisur një jetë të re.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com