Mbi paqartësitë e shumta, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini, foli rreth rifilimit të vitit të ri shkollor.
“Sot jemi saktësisht katër javë para fillimit të vitit të ri shkollor. Për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, disa sqarime mbi zhvillimin e procesit mësimor”, – tha Besa Shahini.
“Shumë prej jush jeni me pushime dhe bëni mirë që pushoni”, – shtoi ajo.
“Ne stafi i ministrisë, agjencitë tona vartëse dhe të gjithë jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor”, konfirmoi ministrja.
Megjithatë, Shahini tha se ende nuk është vendosur për datën e rifillimit të shkollës. Kjo do të varet nga ecuria e fundit e pandemisë, si dhe mendimit që do ta japin ekspertët e Shëndetit Publik.
“Synojmë të kthehemi në bankat shkollore, por ende nuk e dimë nëse do të kthehemi me kohë të pjesshme, të plotë apo të alternuar me mësimin online”.
“Këtë gjë e vendos struktura e ngritur që vëzhgon sitatën e Covid-19. Zbatoni masat, mbani higjienë të lartë, në mënyrë që të kthehemi sa më shoejt në banka. Do ta marrim këtë vendim kur të jemi sa afër datës së nisjes së vitit shkollor”, mbylli mesazhin e saj, Besa Shahini.