Loading...

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Presidentit Ilir Meta: Agumentet për fajësimin, parodi tipike alla Baba Xhike

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Presidentit Ilir Meta, i cili bëri përgjegjëse qeverinë për situatën e krijuar për pesë ditë në Kakavijë, teksa emigrantët shqiptarë prisnin në radhë kilometrike për të udhëtuar drejt Greqisë.

Deklaratat e kreut të shtetit se qeveria nuk ushtroi përgjegjësinë e saj në mbështetje të qytetarëve, i cilëson si avaz të vjetër të Presidentit.

“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavijë, thjesht një sebep i radhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentet për fajësimin pastaj pfff… parodi tipike alla Baba Xhike”, shkruan Rama.

Ky qëndrim vjen pasi Meta tha se situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të saj.

“Ashtu siç ka ndodhur shpeshherë, qeveria gjen justifikimet duke drejtuar gishtin nga ana tjetër e kufirit ndërkohë që është përgjegjësia e saj parësore të marrë të gjitha masat dhe të kujdeset në kohën e duhur për shtetasit e saj”, deklaroi Presidenti. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com