Afro një një orë e gjysmë pasi pika kufitare e Kapshticës uli traun duke mos lejuar më emigrantë që të kalojnë kufirin, edhe Kakavija ka ndërprerë punën, sipas pretendimeve të qytetarëve në radhë.
Shkak për këtë vendim është bërë përmbushja e numrit prej 750 personash që lejohen nga autoritetet greke për të kaluar në Kakavijë.
Ndërsa në Kapshticë pasi kaluan 300 persona, rreth orës 09.30 u bë ndërprerja e punës.
Policia njoftoi se ndërprerja e punës vjen pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke.
Kjo pasi pala shqiptare është informuar se drejt Greqisë në një ditë do të lejohen që të kalojnë 750 persona, ndërsa në Kapshticë 350.
Kjo situatë vjen kur nga dita e sotme kush hyn në Greqi do të bëjë 7 ditë karantinë. Sakaq numri limit i cili po zbatohet nga autoritetet greke bie në kundërshti me deklaratën e një dite më parë të Ministrisë së Jashtme, ku kufiri limit u njoftua se do të niste nga e hëna e 17 gushtit.
Ndërkohë që nga dita e nesërme 17 gusht lejohen të kalojnë kufirin:
-Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:
-Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
-Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.
-Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).
Bëhet me dije se testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: