Kristiana Skura, ish-Miss Shqipëria në vitin 2016, është bërë lajm kryesor në shtypin rozë të Greqisë.
24-vjeçarja shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Kretë të Greqisë, ka fituar një punë që e kërkojnë shumë, dhe që ka të bëjë me prezantimin e një emisioni të pëlqyer.
Ajo do të prezantojë emisionin “Kalo Mesimeri”, në kanalin “Krititi tv”, pjesë e rrjetit “SKAI”, që më herët moderohej nga bukuroshja greke Ioanna Maseskou.
Publiku grek e njeh mjaft mirë shqiptaren, pasi ajo u prezantua përmes pjesëmarrjes së saj në një tjetër program.
Të gjithë e komplimentuan, jo vetëm për format e trupit dhe bukurinë, por edhe artikulimin në publik. /noa.al/