Gazetari Bledi Strakosha është shëruar nga koronavirusi.
Lajmin e ka bërë publik vetë moderator përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ka rezultuar negativ në tamponin e dytë.
Ai tregon se kjo betejë nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19. Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra.
Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim. Faleminderit familjes sime.
Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo. Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën”, shkruan moderator.