Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës është vënë re fluks makinash për të shkuar drejt Greqisë.
Mësohet se radha e automjeteve shkoi deri në katër kilometra.
Kjo situatë është krijuar pas vendimit të Qeverisë greke që emigrantët të lëvizin nga ora 06:00 deri më 22:00.
Pas këtij orari doganat do të jenë të mbyllura.
Kufizimi i orarit ka bërë që qytetarët të dynden për të kaluar kufirin, përpara se dogana greke të mbyllet në orën 22:00.
Drejt Greqisë mund të kalojnë shtetasit grekë, ata shqiptarë dhe të huaj, të cilët janë të pajisur me leje qëndrimi. /noa.al/