Loading...

Bie nga lartësia e banesës ku kishte shkuar për të vj edhur, humb jetën shqiptari

Një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht në Itali, pasi ra nga kati i dytë i një banese ku kishte shkuar për të vjedhur.

Sipas medieve vendase, ngjarja ka ndodhur në Santhia në zonën e Vercellit, në veri të Italisë, mbrëmjen e të enjtes.

Në fakt ishin dy persona që kishin shkuar për të vjedhur në një banesë, pronarët e së cilës ishin larguar për momentin.

Ishin komshinjtë ata që lajmëruan policinë për tentativën për të vjedhur. Sapo mbëriiti policia, shqiptari u rrëzua nga një lartësi prej 8 metrash dhe për pasojë humbi jetën.

41-vjeçari ishte me precedentë të mëparshëm penalë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com