Një person i dehur në timon është bërë burim aksidenti, me pasoja për katër këmbësorë.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Kombinatit, mbrëmjen e djeshme, ku të plagosurit kanë përfunduar në spital.
49-vjeçari A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e makinës.
Ai është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
I dyshuari u arrestua nga policia, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”. /noa.al