Loading...

Nga veriu në jug, vijon intensivisht puna në kantieret e mëdha të infrastrukturës kombëtare

Kryeministri Edi Rama solli sot pamje të kantiereve të ndërtimit të rrugëve, nga veriu në jug të vendit.

Rama tha se puna po vijon jo vetëm në kantieret e mëdha të infrastrukturës kombëtare, po edhe në zonat e fshatit, ku punohet për unazat bujqësore, rrugët turistike, akset lidhëse me qytetet.

“Nga veriu në jug, vijon intensivisht puna jo vetëm në kantieret e mëdha të infrastrukturës kombëtare, po edhe në zonat e fshatit, ku punohet për unazat bujqësore, rrugët turistike, akset lidhëse me qytetet”, tha Rama.

Kryeministri ndau disa foto nga kantieret e ndërtimit të rrugëve, ku po vijon intensivisht puna për përmirësimin e infrastrukturës./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com