Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot pamje nga qyteti i Fierit, i cili është transformuar tërësisht falë investimeve të qeverisë.
“Fieri sot”, tha Rama, duke ndarë videon që dëshmon ndryshimet e pakrahasueshme për dekada me radhë në Fier.
Qendra e Fierit është transformuar në një hapësirë të re publike, ndërsa lumi Gjanica është tashmë pjesë integrale e qendrës së re të qytetit të rilindur.
Investimet infrastrukturore për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrën e qytetit, përkthehen në transformime të mëdha urbane me impakt afatgjatë për bashkinë e Fierit.
Rehabilitimi i lumit Gjanica, që për çerekshekulli ishte kthyer në burim plehrash e përmbytjesh për qytetin e Fierit, mbetet projekti më madhor i zbatuar në këtë qytet.
Ky projekt i bashkohet hartës së madhe të ndryshimeve në Fier, duke transformuar përfundimisht edhe dimensionin urbanistik të qytetit, bashkë me sheshin e ri./atsh