Një grua në Ukrainë hapi një tunel për të shpëtuar djalin e saj nga burgu. Ngjarja ka ndodhur në një burg në rajonin jugor të Zaporizhia, ku djali i 51-vjeçares ishte dënuar për vrasje.
Në një fushë pranë, ajo arriti që të gërmonte deri në 3 metra metra të thellë dhe 10 metra të gjatë.
Ajo gërmoi vetëm natën në mënyrë që të mos tërhiqte vëmendjen e askujt.
Një roje burgu tha: Ajo kishte një lloj karroce, një copë kompensatë me rrota të vogla, në mënyrë që të mund të hiqte dheun.
Gruaja kishte zhvendosur rreth tre tonë dhe në kohën kur u kap dhe u arrestua, tre javë pasi filloi projektin e saj.
Ajo u zbulua në kohë dhe po përballet me drejtësinë. /noa.al/