Një tjetër mjek ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit, teksa ishte i shtruar tek ish-Sanatoriumi, i njohur ndryshe si spitali Covid-2.
Bëhet fjalë për mjekun 53-vjeçar Anibal Byberaj, i cili u paraqit ditën e djeshme në spital në gjendje të rëndë, duke u futur në intubim.
Por pavarësisht ndihmës së dhënë Byberaj, ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës.
I ndjeri ka shërbyer si mjek pneumolog në spitalin e Tropojës, ku dhe ka mbajtur postin e drejtorit.
Me rastin e tij shkon në tre numri i mjekëve të ndarë nga jeta si pasojë e Covid-19.
I pari që gjeti vdekjen ishte Arjan Pushi 58 vjeç, ndërsa më tej u nda nga jeta edhe mjeku 69-vjeçar Hysni Shkjau.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar. /noa.al