Kur shohim vaj ulliri në tregje apo markete, mendohemi dy herë për ta blerë pasi nuk jemi të sigurt për cilësinë.
Dihen vlerat e patjetërsueshme dhe të dobishme të këtij produkti për njeriun, por duhet që vaji të jetë origjinal për t’i marrë këto përfitime.
Por si t a vërtetoni që produkti në fjalë është origjinal?
Hidhni pak vaj ulliri në një enë të vogël, mundësisht me fund të rrumbullakët. Me njërën dorë mbani gotën, kurse me tjetrën mbulojeni që të mos dalë aroma. Mundohuni të fërkoni pak gotën për të ngrohur vajin, tundeni me lëvizje rrethore.
Më pas hiqeni dorën që keni mbi gotë, afrojeni pranë hundës dhe merrni thelle erën e vajit të ullirit. Nëse ndjen erë të freskët si bari, fruta apo perime, ka më shumë gjasa që vaji juaj të jetë vërtet ekstra i virgjër.
Por ka edhe një mënyrë tjetër.
Kthejeni një gllënjkë vaj ulliri në gojë, por pa e përcjellë. Me dhëmbë të mbyllur dhe me buzë të hapura, thithni pak ajër në gojën tuaj dhe vërtiteni vajin rreth gojës tuaj.
Pastaj pijeni. Nëse është i virgjër do vazhdoni të ndjeni shije të frutave dhe perimeve dhe do të ndjeni një shije të hidhur në pjesën e pasme të fytit.
Është normale të kolliteni.