Loading...

Manastirliu, apel për zbatimin e disa rregullave të thjeshta në përditshmëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u bëri sot thirrje të gjithë qytetarëve të mbrojnë veten dhe njerëzit e dashur, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta në përditshmëri.

Manastirliu ndau një informacion sensibilizues se si mund të parandalohet përhapja e COVID-19, duke nisur nga higjiena e duarve dhe deri te përdorimi i maskës dhe ruajtja e distancës sociale.

“Një thirrje për të gjithë qytetarët. Të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë të dashur dhe t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta në përditshmëri. Laj duart, përdor sapun, mos shtrëngo duart, përdor dezinfektant, shmang kontaktin, mbaj distancën dhe përdor maskën”, tha Manastirliu. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com