Nga zgjedhjet në Universitetet e vendit janë shpallur sot 12 rektorët fitues.
Profesor Artan Hoxha është rektori i ri i Universitetit të Tiranës, ndërsa Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë. Rektori i Universitetit Bujqësor është zgjedhur Fatbardh Sallaku, ndërsa tek Universiteti Politeknik do të jetë rektor Andrea Maliqari.
Ndërsa Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Suzana Golemi rektore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Në Korçë, Dhimitër Bello u zgjodh rektori i ri i universitetit.
Lista e plotë e fituesve për rektor në Tiranë:
Universiteti i Tiranës: Artan Hoxha
Universiteti i Mjekësisë: Arben Gjata
Universiteti i Bujqësisë: Fatbardh Sallaku
Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari
Universiteti i Arteve: Kastriot Caushi
Universiteti i Sporteve: Agron Kasa
Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari
Fituesit për dekan në Tiranë:
Fakulteti i Ekonomisë: Dhori Kule
Fakulteti i Shkencave Sociale: Edmond Rapti
Fakulteti i Drejtësisë: Sokol Mëngjesi
Fakulteti i Gjuhëve të huaja: Artur Sula
Fakulteti Ekonomik: Dhori Kule
Fakulteti i Shkencave të Natyrës: Spiro Drushku
Fakulteti i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar: Brunilda Daci
Fakulteti i Histori Filologjisë: Sabri Laci
Fituesit në Universitetin e Durrësit
Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës, zgjodhi dekanët e 5 fakulteteve pas zgjedhjeve të zhvilluara një ditë më parë.
Dekane e Fakultetit të Edukimit u zgjodh Griselda Abazaj, Shkëlqim Fortuzi në Fakultetin e Biznesit, Andon Kume në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Lindita Mukli në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Osman Metalla në Fakultetin e Studimeve Profesionale.
Fituesit në Universitetin e Korçës
Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë publikoi emrat e dekanëve fitues për 3 fakultete. Në Fakultetin e Ekonomisë, u zgjodh dekane Ledina Alolli, në Fakulteti e Mësuesisë Jonela Spaho dhe në Fakultetin e Bujqësisë, Gjergji Mero.
Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane kandidati i vetëm Robert Damo nuk e fitoi garën, pasi nuk plotësoi numrin e votave. Zgjedhjet për dekan në këtë fakultet, sipas rregullit do të zhvillohen sërish pas 2 javësh./atsh