Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho në një deklaratë për mediet tha se “sot u provua botërisht se Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën”.
Spaho shprehet se “sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij të drejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur”.
“U provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikë për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisë kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit”, theksoi ai.
Spaho shtoi se “votimet moniste antikushtuese vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë. 85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij. Kjo mazhorancë refuzuese mezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë”. //atsh