Policia shqiptare u ka hequr lejen e drejtimit 11 shoferëve dhe i ka vendosur 35 masa administrative me gjoba ndaj disa drejtuesve mes tyre dhe turistë, për shpejtësi dhe manovra në rrugë.
Masat jane vendosur pas monitorimit me kamerë në autostradën Fier – Vlorë – Fier.
Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 145 km/h deri në 201 km/h, në kulmin e trafikut.
Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos fluturojnë në rrugë se shpejtësia vret jetë.
“Viti 2020, viti i Sigurisë Rrugore. Vijon intensivisht puna nga Policia Rrugore për përmbushjen e këtij prioriteti.
Në autostradën Fier – Vlorë – Fier. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me kamerë në autostradën Fier-Vlorë-Fier, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.
Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 145 km/h deri në 201 km/h, në kulmin e trafikut.
Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 11 leje drejtimi për shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, janë vendosur 35 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.