Ka rezultuar i vertete lajmi qe qarkulloi dje per ministrin e Rames te infektuar me Covid.
Burime të sigurta për “Fjala.al” konfirmojnë se ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Mësohet se ai ndodhet prej disa ditësh i infektuar me koronavirus, ndërkohë që tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është drejt shërimit.
Fatmirësisht, Bledi Çuçi nuk e ka transmetuar virusin te asnjë anëtar tjetër i familjes së tij, të cilët gëzojnë shëndet të plotë.
Ministri dyshon se e ka marrë virusin nga aktivitetet e tij në terren, për shkak se ka patur një agjendë shumë të ngjeshur duke vizituar shumë ferma dhe ka takuar shumë fermerë.
Ministri Çuçi është i dyti nga Kuvendi i Shqipërisë që infektohet me COVID-19, pasi më herët ka qenë dhe deputeti Adriatik Alimadhi i cili tani është shëruar plotësisht.
Po te shohesh faebook e ministrit, bie ne sy qe javet e fundit ai nuk eshte shfaqur ne asnje aktivitet zyrtar.