Vdes italiani Xhuzepe Klemente në Kavajë. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë vënë re shenja dhune duke bërë që dyshimet e para të jenë lidhur me një vdekje natyrale.
Një 70-vjeçar është gjendur i pajetë në katin e gjashtë të një pallati në qytetin e Kavajës. Mësohet se italiani, i identifikuar si Xhuzepe Klemente, ishte banues në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku edhe është gjetur pajetë
Alarmin për të e dhanë familjarët e tij në Itali, të cilët prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm nuk kishin mundur që të kontaktonin me të në telefon. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë vënë re shenja dhune duke bërë që dyshimet e para të jenë lidhur me një vdekje natyrale.
Kjo duke marrë parasysh edhe faktin që 70-vjeçari ka pasur probleme të shumta shëndetësore në kaluarën, ndaj dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e ndonjë sulmi në zemër. Trupi i tij është nisur për në morgun e Tiranës, për një ekspertizë mjeko-ligjore, e cila do të vendosë edhe shkakun e vdekjes së tij.