Loading...

Sidrit Bejleri ka dy fjalë për vajzën e tij të ndjerë.

[sgmb id=”1″]

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Sidrit Bejleri ka kujtuar vajzën e tij të ndjerë.

Sot, Sofia do të mbushte 10 vite jetë por që u nda nga jetë kur ishte vetëm 19 muajshe- shkruan Indeksonline.

Bejleri, thotë se duhet ta dijmë që askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.

Shkrimi i plotë i tij:

Kjo është Sofi Sidrit Bejleri.  Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti! Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha… Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij… Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës… Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com