Loading...

Skender Muco Misionari i Bashkimit !

Skënder Muço lindi në Tragjasi të Vlorës në vitin 1904. I ati, Dauti, luftëtar i pavarësisë dhe daja, Alem Tragjasi, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit më 1912 dhe në “Luften e Vlorës”

Lufta e Vlorës më 1920, lanë gjurme tek Skënderi i vogël. Shkollën e ulët e kreu në Shënmitër në Korone të Kalabrisë, ndërsa fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Bolonjës. Skënder Muço shkruan “Halim Xhelo Tërbaçi”, punon shumë në Itali për çeshtjen shqiptare.

U kthye në Atdhe dhe punoi si avokat. U arrestua në vitin 1932 si pjesëtar i organizatës politike “Lëvizja e Vlorës” bashkë me Hasan Dostin, H.Lepenicen dhe miq të tjerë, u dënua me vdekje. Falet prej një amnistie të nënshkruar nga Mbreti Zog.

Më 7 prill 1939 mori pjesë në demostratat antifashiste organizuar në Vlorë kundër pushtimit italian. Më pas mori pjesë në rezistencën shqiptare në anën e Ballit Kombëtar.

Në fund të nëntorit 1942 Hysni Lepenica dhe Skënder Muço formuan çetën e parë nacionaliste të Vlorës me emrin “Shqiponja”. Në krye të saj ai mori pjesë në shumë luftëra kundër pushtuesve fashistë e nazistë, siç është beteja e Gjormit, ku u vra dhe koloneli italian Klementi, lufta në Dukat, në Qafën e Dushkut, në Vajzë, në Selenicë, në Gorisht, në Drashovicë, etj.

Skënder Muço ishte misionar i bashkimit. Ai ka marrë pjesë në disa takime në rrethin e Vlorës me përfaqësuesit e Nacionalçlirimtares.

Ishte kreu i Ballit Kombëtar për Vlorën dhe pjesëtar i këshillit organizativ. Në Konferencen e Mukjes dha një ndihmesë të çmuar për arritjen e marrëveshjes dhe të krijimit të Komitetit për Shpëtimin Kombëtar.

Furnizoi e drejtoi disa beteja të përbashkëta të forcave nacionaliste dhe nacionalçlirmtare kundër pushtueve italianë e gjermanë. Më datën 9 shtator 1943 çeta “Shqiponja” hyri në Gjirokastrën e liruar.

Kapet më 7 gusht 1944 nga gjermanët, kur po shkonte në Vlorë. U ekzekutua tri ditë më vonë në fshatin Bubullime të Lushnjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com