Loading...

Eduart Grishaj tregon vendin ku do të bëjnë dasmën me moderetoren Arbana Osmani

Eduarti ka folur për jetën private, ka zbuluar pak nga planet për dasmën. Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, Eduart Grishaj ka treguar më shumë detaje nga jeta e tij personale.

Eduarti ka rrëfyer se ai dhe Arbana e kanë zgjedhur destinacionin e dasmës, edhe pse ende nuk kanë vendosur një datë.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura”.

Eduarti rrëfeu si e ka përjetuar lajmin e shtatzënisë dhe më pas pranoi se bebushit do t’i vendosin një emër tipik shqiptar, ndërsa ne mezi po presim ta mësojmë.

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet çdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. Po do të jetë tipik shqiptar”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com