Presidenti amerikan Donald Trump bën një hap pas.
Duke bërë lëshime, më shumë nga presioni i republikanëve se sa nga ai i rekomandimeve të ekspertëve, presidenti u bën thirrje amerikanëve të mbajnë një maskë kur distancimi social nuk mund të respektohet.
”Mbani maskë, ju pëlqen apo jo. Ajo ju mbron”, iu drejtua presidenti amerikanëve nga Shtëpia e Bardhë.
Manjati apeloi mbi të gjitha për të rinjtë duke i ftuar ata ”të shmangin baret dhe vendet e mbushura me njerëz, pasi ka një rritje shqetësuese të rasteve”.
Ndërsa parashikon që situata do të përkeqësohet para se të bëhet më mirë, Trump theksoi se ”virusi është një plagë që vjen nga Kina, por që do të zhduket”.
”Vaksina mbetet përparësia jonë, sepse ne nuk duam ta menaxhojmë virusin, por t’i japim fund atij”, theksoi ai./atsh