Në çdo varg e rresht të shkrimtarit e poetit Martin Camaj, frymon Shqipëri.
Ministria e Kulturës ka përkujtuar ditëlindjen e shkrimtarit, poetit dhe albanologut, Martin Camaj.
“Është një rastësi e bukur që ditëlindjet e disa prej emrave të shquar të letrave shqipe janë pikërisht tani në korrik, në Muajin e Bibliotekës”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
“Kujtuam dje ne ditën e tij të lindjes, Martin Camajn, këtë shkrimtar, poet e albanolog, në çdo varg e rresht të të cilit frymon Shqipëri”, thekson ajo.
“Ky 95-vjetor është jo vetëm një homazh, por edhe një nxitje për njohjen e veprës së Camajt nga ana e lexuesit, e sidomos të të rinjve, që pikërisht aty gjejnë rrënjët e të parëve, të një Shqipërie që ndoshta nuk e gjejmë dot më fizikisht, por që gjallon në veprën e tij”, nënvizon ministrja Margariti./atsh