Loading...

Sulmuesi shqiptar firmos për Ferencvaroshin, 300 mijë euro në sezon për 4 vite

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni, ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e Ferencavaroshit. Sulmuesi kombëtares është prezantuar me skuadrën e tij të re ku do të përfitoj 300 mijë euro në sezon.

Uzuni i cili ka luajtur tek “Laçi” në superligë, aktualisht luan tek Lokomotiva e Zagrebit, ku do të mbyll sezonin aktual, për të vijua karrierën në Hungari. Lokomotiva përfitoi nga shitja e Uzunit 1.8 milion euro ndërsa 360 mijë euro ka përfituar Laçi, skuadër që kishte në pronësi 20% të kartonit.

25-vjeçari Uzuni ka nisur karrierën sportive tek “Tomorri” në Berat, ku ka kaluar dhe skuadrat e moshave. Më tej u transferua në Fier, tek “Apolonia”, për t’u transferuar tek “Laçi”. Tek Kurbinasit, Uzuni pati dhe shpërthimin e tij, duke joshur dhe skuadrat e huaja, siç ishte ajo e Lokomotivës së Zagrebit. Tashmë për Uzunin vjen në jetë një kontratë edhe më joshëse, si ajo e Ferencavoroshit, ku do përfitoi 300 mijë euro në sezon për katër vite. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com