Loading...

Vdes John Lewis, figurë e të drejtës qytetare

John Lewis, militanti emblematik kundër dhunës dhe në mbështetje të të drejtave qytetare në SHBA, ish-shoqëruesi i rrugës së Martin Luther King, vdiq në moshën 80-vjeçare, njoftoi sot Dhoma e Përfaqësuesve ku ai bënte pjesë.

“Sot, Amerika shpreh keqardhje për humbjen e një prej heronjve më të mëdhenj të historisë amerikane”, shkruan presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në një komunikatë.

Pelosi e përshkruan Lewis, një demokrat si ajo dhe i cili vuante nga kanceri i pankreasit, si një titan të lëvizjes për të drejtat qytetare, mirësia, besimi dhe trimëria e të cilit transformuan kombin tonë.

Ky afro-amerikan ishte 21 vjeç , një prej më të rinjve të Freedom Riders (udhëtarët për liri) që luftoi kundër ndarjes në sistemin amerikan të transportit në fillim të viteve 1960. Ai u bë një nga zërat më të respektuar në vend për drejtësi dhe barazi.

Ai kishte dështuar disa herë t’i dorëzohej goditjeve të policisë, në veçanti në 1965 në urën Edmund Pettus, në Selma, në Alabama, ku ai udhëhoqi një marsh paqeje të disa qindra militantëve kundër diskriminimit racor.

Në vitin 2015, për të festuar përvjetorin e pesëdhjetë të kësaj të “Diele të Përgjakshme”, ai kaloi urën së bashku me Presidentin Barack Obama.

Parlementar që prej vitit 1986, ai mishëroi “nëdrgjegjen e Kongresit”, sipas Nancy Pelosi./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com