Bota e sportit në SHBA është në zi pas ndarjes nga jeta të boksierit të talentuar, Travell Mazion i cili ka humbur jetën për shkak të një áksidenti automobilistik.
Përplasja e makinës së tij, rezultoi fátale për 24-vjeçarin. Deri tani Mazion ishte i pamposhtur në peshën super të lehtë, me 17 fitore të regjistruara deri tani.
I riu është përplasur me një makinë tjetër, teksa drejtonte mjetin e tij ku mbeti i vdèkur në vend. Nga áksidenti edhe 61-vjeçari që drejtonte makinën tjetër tip “Honda” e humbi gjithashtu jetën në spital.
Mazion ishte një i ri premtues që për herë të parë në ring kishte zbritur në vitin 2013-të kur ishte vetëm 17-vjeç.