Loading...

E rëndë, gruaja vd.es në ambulancë rrugës për te Infektivi

Një 88 vjeçare e konfirmuar me Covid-19 prej disa ditësh ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Mësohet se e moshuara nga qyteti i Pogradecit ishte konfirmuar me Covid disa ditë më parë, ndërsa sot po transportohej drejt Elbasanit e më pas do të vinte në spitalin Infektiv për tu mbajtur nën kujdes të shtuar shëndetësor. Por rrugës për në spital ajo ka ndërruar jetë brenda autoambulancës.

Identiteti i saj nuk bëhet me dije, ndërsa pritet njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë. Trupi i 88 vjeçares ndodhet në morgun e Spitalit të Elbasanit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com