Loading...

Kundravajtjet rrugore apelohen përmes e-Albania/ Jo më radhë e burokraci, përgjigjja në 3 ditë

Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin e mirë të apelimit të kundravajtjeve rrugore përmes e-Albania, një praktikë që sjell shtetin tek qytetari dhe lehtëson më tej barrën e administratës shtetërore mbi supet e qytetarit.

“Lajm i mirë. 30 vjet ecejake, zvarritje burokratike, pritje per të dalë në komision për lejen e drejtimit të makinës, ryshfete e tarafe, marrin fund sot. Një tjetër hap që sjell shtetin tek qytetari dhe lehtëson më tej barrën e administratës shtetërore mbi supet e qytetarit”, tha Rama.

Dikur qytetarët mbanin radhë në sportel për të kërkuar rishikimin e masës së Policisë Rrugore, por nga sot kundravajtjet rrugore apelohen në e-Albania. Jo më radhë, jo më humbje kohe, jo më korrupsion.

Përmes e-Albania qytetarët mund të ngarkojnë dokumente shtesë që mbështesin pretendimet e tyre dhe brenda 3 ditësh vjen përgjigja e komisionit.

Nga viti 2019 janë 52 047 vendime në dorë nga komisionet administrative në 12 qarqe. Sot janë 1084 ditë të kursyera në radhë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com