Investimet në impiantin e përpunimit të ujërave të zeza dhe pastrimi i vazhdueshëm i liqenit nga mbetjet e ndryshme e kanë rritur në nivele të larta cilësinë dhe pastërtinë e ujit të liqenit të Pogradecit edhe këtë sezon veror.
“Rezultat pozitive për të ofruar pastërti mjaft të lartë të ujit të liqenit, që është mjaft i frekuentuar nga vizitorët dhe turistët veçanërisht gjatë verës, janë fryt i një pune të vazhdueshme për vite të tëra”, bën të ditur bashkia Pogradec.
Sipas së cilës, përmirësimin e ndjeshëm të pastërtisë së liqenit të Pogradecit, e konfirmojnë edhe të gjitha analizat e kryera edhe nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor.
“Sigurisht që ka edhe shumë punë për të bërë, ama kjo që është arritur prej vitesh, është falë impiantit të ujërave të zeza që përpunon ato dhe është e dukshme. Ejani në Pogradec dhe shijojeni ujin dhe freskinë e liqenit”, thuhet në njoftimin e bashkisë Pogradec. /atsh
Loading...