SHBA-ja regjistroi 63 643 raste me koronavirusin e ri në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Një ditë më parë, vendi regjistroi një rekord të ri infektimesh me COVID-19 me më shumë se 65 500 raste në një ditë.
Që prej fillimit të pandemisë, mbi 3,18 milionë raste me koronavirusin e ri janë regjistruar në territorin amerikan, por numri i personave të prekur nga COVID-19 mendohet të jetë më i lartë, për shkak të vështirësive për të bërë testet.
Rreth 774 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe epidemia ka shkaktuar në tota 133 969 viktima.
Ekspertët i tremben faktit se kurba e të vdekurve do të ndjekë shpejt atë të infektimeve pasi 1 000 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit duke e çuar numrin total të viktimave në 133 195.
“Ne jemi në një situatë shumë të vështirë”, deklaroi eksperti për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, i cili këshillon Shtëpinë e Bardhë për krizën e COVID-19./atsh