Loading...

Në shërbim të pacientëve me COVID 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës/ Manastirliu: Keta janë heronjtë tanë

Ekipet me personel shëndetësor po qëndrojnë në shërbim të pacientëve 24 orë në ditë në shtatë ditë të javës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se të infektuarit me COVID janë ata që kanë ndjerë dorën e tyre mbi puls apo mbi ballë dhe ata më mirë se kushdo tjetër i njohin nga afër heronjtë tanë.

“Ekipet tona janë në shërbim të pacientëve, 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës. Ata që Covid-19 i ka detyruar të zënë shtratin e spitalit dhe kanë ndjerë dorën e tyre mbi puls apo mbi ballë, e njohin fort mirë sakrificën e këtyre heronjve, që nga dita e parë e pandemisë. Heronj me vepra, jo me fjalë”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu thotë se ata po bëjnë detyrën e tyre e në këmbim po kërkojnë kujdes individual.

“Ata po bëjnë detyrën dhe në këmbim nuk kërkojnë asgjë, përveç kujdesit individual: distancim fizik, zbatim i rregullave të higjenës, mbajtje e maskës. Kaq e thjeshtë është për gjithësecilin prej nesh, për t’u shprehur mirënjohjen për punën heroike që po bëjnë, në këto kohë të pandemisë që ka prekur mbarë botën”, apeloi ministrja./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com