Loading...

Kushdo që është i prekur nga COVID-19, nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën

“Kushdo që është i prekur nga COVID-19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën”.

Kështu tha sot Kryeministri Edi Rama, teksa publikoi një video ku pjesëtarë të forcave të policisë ndodhen në terren për të bërë verifikimin e personave të prekur me koronavirus, të cilët duhet të respektojnë karantinën, duke mos dalë nga shtëpia.

“Policia vazhdon punën dhe COVID-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e Policisë së Shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga COVID-19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë. Shëndeti mbi të gjitha”, – tha Rama.

Task- Forca anti-COVID do të vijojë intensifikimin e kontrolleve në terren me kapacitete të shtuara, 24 orë në 7 ditë të javës për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu është shprehur se Policia e Shtetit është e angazhuar jo vetëm për monitorimin e personave që janë të konfirmuar pozitivë dhe duhet të qëndrojnë të izoluar por edhe në ndihmë të Task-Forcës ne terren për ndjekjen dhe zbatimin e protokolleve për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com