India njoftoi sot se do të ndalojë 59 aplikacione kineze, përfshirë “TikTok” dhe “WeChat”, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe të privatësisë.
“Këto aplikacione përfshihen në aktivitete paragjykuese për sovranitetin dhe integritetin e Indisë, mbrojtjen e Indisë, sigurinë e Shtetit dhe rendin publik”, tha Ministria e Teknologjisë së Informacionit në një deklaratë.
Ky vendim vjen disa javë pas një përplasjeje vdekjeprurëse në kufirin himalajan mes dy fuqive bërthamore./ atsh