Loading...

FIFA miraton 1,5 miliardë dollarë ndihmë për federatat

FIFA miratoi sot ​​një fond ndihme prej 1,5 miliardë dollarësh për federatat, në formën e granteve dhe kredive, për të përballuar pasojat e krizës së COVID-19, njoftoi presidenti i saj, Gianni Infantino.

“FIFA ka miratuar njëzëri një plan ndihme prej 1,5 miliardë dollarësh”, tha Infantino, pas një mbledhjeje të Këshillit të FIFA-s.

“Ne do të ushtrojmë një kontroll të rreptë mbi përdorimin e fondeve, me auditime dhe do të ketë kushte shumë të qarta për rimbursimin”, shtoi ai.

Secila prej 211 federatave anëtare do të marrë një milion dollarë dhe një ndihmë shtesë prej 500 000 dollarësh mund të ndahet për të ndihmuar futbollin e femrave.

Ndihma tjetër do të jetë në dispozicion në formën e huave pa interes, të cilat mund të arrijnë deri në 35% të të ardhurave të secilës federatë./ /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com