Perspektiva e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së ka pasur një efekt pozitiv në perceptimin e biznesit.
Grupi i bizneseve pro-BE u zgjerua në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut përkatësisht me 20% dhe 15%.
Sipas bneIntelliNews, Indeksi i Besimit të Biznesit në Ballkan (BBSI) arriti në pikën më të lartë historike, 65, në vitin 2019, duke vazhduar trajektoren në rritje.
Rritja u nxit nga pritjet e së ardhmes më shumë sesa nga situata aktuale.
Komisioneri i Zgjerimit të BE, Oliver Varlehyi tha se, një nga gjërat më të rëndësishme është që 59% e qytetarëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor besojnë se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë.
Indeksi i Besimit të Biznesit në Ballkan për vitin 2020 tregoi se Ballkani Perëndimor në përgjithësi është i kënaqur me rezultatin e vitit 2019, megjithëse ka pasur ndryshime midis vendeve. /atsh
Loading...