Loading...

Maldivet rihapin nga 15 korriku hotelet për turistët

Maldivet do të rihapin në mes të korrikut hotelet e tyre për turistët, të mbyllura për disa muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftoi presidenti Ibrahim Mohamed Solih.

“Vendi do të rihapë kufijtë e tij për udhëtime jashtë shtetit dhe qeveria do të lejojë hotelet të presin vizitorë, duke filluar nga 15 korriku”, tha ai para gazetarëve.

Sipas qeverisë, të huajt nuk do të jenë të detyruar të bëjnë testin për COVID-19 ose të paraqesin një certifikatë mosinfektimi për të hyrë në arkipelagun e rreth 1 190 ishujve të vegjël koralorë./ /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com