Loading...

Trump: Kemi shmangur një bilanc me 2-4 milionë viktima nga COVID-19

Bilanci i pandemisë së koronavirusit në SHBA mund ta tejkalojë pragun e 150 000 viktimave, paralajmëroi sot presidenti amerikan, Donald Trump.

“Vlerësimi aktual është 115 000, mund të shkojë edhe pak më lart, deri në 150 000, por ne do të kishim humbur 2 deri në 4 milionë jetë, nëse vendi nuk do të kishte ndërmarrë hapa për të ngadalësuar përhapjen e virusit”, argumentoi Donald Trump, në një intervistë me rrjetin kabllor “Spectrum News”.

“Ne kemi bërë një punë të mirë dhe tani po e ngrejmë sërish më këmbë vendin”, shtoi kreu i shtetit.

Presidenti amerikan iu referua modelit të “Imperial College” të Londrës, i cili njoftoi, në mes të marsit, një numër të mundshëm vdekjesh prej rreth 2,2 milionë viktimash në SHBA, nëse nuk ndërmerrej ndonjë veprim./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com